Grupi “Shullazi” në Apel, dështon sërish seanca

schedule11:00 - 15 Maj, 2019

schedule 11:00 - 15 Maj, 2019

Mungesa e një prej tre gjyqtarëve të trupës së Apelit të Krimeve të Rënda është bërë sërish shkak për dështimin e seancës për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Në sallën e gjyqit sot kanë qenë të pranishme vetëm kryesuesja Saida Dollani dhe anëtarja Albana Boksi.

Gjyqtari Nure Dreni është dorëhequr për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër të Emiliano Shullazit.

Më herët ishte dorëhequr  nga trupa gjykuese edhe gjyqtari Sokol Binaj.

Në këto kushte, Gjykata e Krimeve të Rënda i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një kërkesë për plotësimin e trupës me një gjyqtar, por ende nuk ka marrë përgjigje nga ky Këshill.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më datë 23 Maj.

Emiliano Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë dhe u dënuan në total me 55 vite burg.

Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, por procesi vijon të zvarritet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!