Sjell fat të keq! Gjëja që nuk duhet të bëni asnjëherë kur hyni në shtëpinë e dikujt

schedule13:24 - 17 Korrik, 2022

schedule 13:24 - 17 Korrik, 2022

Besimet thonë se kur hyni në shtëpinë e dikujt, ka disa gjëra që nuk duhet t’i bëni. Këto besime e kanë origjinën nga Japonia dhe nënkuptojnë se gjithçka që shihni në shtëpinë e dikujt nuk është një tipar i zemrës së atij personi, por ndoshta ata nuk kishin kohë apo energji për të pastruar.

Përveç edukimit dhe respektit, është e rëndësishme të mos shikoni përreth shtëpisë dhe të vini re gjëra që duhen riparuar apo pastruar. Kjo është arsyeja pse në Japoni ekziston një rregull për të “mbyllur sytë” kur hyni në shtëpinë e dikujt, në mënyrë që të mos u kushtoni vëmendje gjërave të tilla.

Dhe kur dilni nga shtëpia e dikujt, rregulli është të “mbyllni gojën”. Nëse flisni keq për mikpritësit tuaj me të tjerët, tregoni mungesë respekti, energji të keqe dhe kjo ju kthehet. Një shprehje japoneze thotë: “Nëse hyni në shtëpinë e një populli, jini të verbër atje dhe kur të dilni, ji memec.

Mos kërkoni të meta në shtëpinë ku jeni dhe nëse i shihni, mos i tregoni askujt”. /abcnews.al