Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elon Musk vjen në Greqinë fqinje, miliarderi i Tesla-s zgjedh Mykonosin për pushime

schedule23:06 - 16 Korrik, 2022

schedule 23:06 - 16 Korrik, 2022

Miliarderi Elon Musk ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i shijojë në Greqi. Ai ndodhet në Mykonos.

Nga pamjet e qarkulluara në rrjet, miliarderi i Teslas shihet mbi një gomone në ujërat e Mykonos, në zonën e Agia Anna.


Siç shihet dhe në video, Musk ka bërë daljen e parë në restorantin “Spilia”,  ku ai hëngri drekë me 5 persona, katër burra dhe një grua.

Veç këtij momenti, ai nuk është parë më në ndonjë klub nate dhe askush nuk e di se në çfarë hoteli apo vile po qëndron.

Pushimet në Greqi me siguri do ta ndihmojnë të heqë mendjen përkohësisht nga beteja e ardhshme ligjore me Twitter. Kujtojmë se kompania po kërkon 44 miliardë dollarë nga Musk për shkeljen e kontratës.

Çdo verë, Mykonos bëhet një vend tërheqës për elitën nga e gjithë bota. Aktorë dhe njerëz të biznesit, politikanë dhe sportistë të famshëm mbushin hotelet dhe plazhet e ishullit për të kaluar kohë të jashtëzakonshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!