Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eden Hazari, blerja e parë më e madhe e Realit

schedule17:30 - 14 Maj, 2019

schedule 17:30 - 14 Maj, 2019

Reali do të nisë blerjet e mëdha të verës me futbollisti belg, Eden Hazar. Trajneri Zidan pritet të bëjë përforcime të shumta në skuadër, por edhe të largojë emra të njohur si Garet Bejl.

Do të jetë ylli i parë që do të prezantohet. Eden Hazard luan edicionin e ardhshëm me Realin e Madridit, ndërsa klubit I madh spanjoll nis një epokë tjetër të blerjeve-bombë.

Pritet që presidenti Florentino Perez të paguajë 100 milionë euro për kartonin e lojtarit të krahut nga Belgjika, që kërkohet me këmbëngulje nga trajneri Zinedine Zidane. Transferimi pritet të ndodhë menjëherë pas finales së Ligës së Europës, që Çelsi do ta luajë ndaj Arsenalit në 29 maj në Azerbajxhan.

Hazard është padyshim lojtari më i mirë i bluve të Londrës, dhe një nga më të mirët në Premier Ligë, ndërsa kërkohej nga Reali që pas Kupës së Botës të vitit të kaluar. Zinedine Zidane, i rikthyer prej pak kohësh në stolin madrilen, synon të bëjë ndryshime radikale dhe ta përforcojë ndjeshëm skuadrën që dështoi totalisht këtë sezon.

Reali nuk mundi të luftonte për titull, si dhe u eleminua shpejt nga Championsi dhe nga Kupa e Mbretit në Spanjë. Trajneri francez pritet të largojë një nga yjet aktualë, Garej Bejlin, të cilit ia ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij.

Uellsiani nuk kaloi mirë me Zizunë as në të kaluarën, ndërsa edhe portierit Kejlor Navas i është bërë e qartë se nuk do të vazhdojë në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Përsa i përket përforcimeve, besohet se Reali do të shpenzojë shumë këtë verë, dhe mediat kanë dhënë shifrën prej rreth 500 milionë eurosh për të bërë goditjet e duhura.

Në listë, flitet se janë sulmuesi i Paris SG dhe i Francës, Kilian Mbape, si dhe mesfushori i Mançester Junajtidit, gjithashtu i Francës, Pol Pogba. Po ashtu, mendohet se ka akord me sulmuesin e Frankfurtit, Luka Joviç./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!