DETAJET/ Dha jetën për të shpëtuar vëllanë dhe shokun, Anri Kashikut i jepet sot lamtumira e fundit

schedule12:14 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:14 - 15 Korrik, 2022

Familjarët kanë hapur dyert e mortit për 18-vjeçarin Anri Kashiku që dje u mbyt në det teksa po përpiqej që të nxirrte nga ujërat e Adriatikut vëllain e tij 15-vjeçar dhe një shokun e tij. Kashiku nuk mundi të dalë nga ujërat e detit pavarësisht se dy të tjerët i nxorri në breg.

Ai u gjet disa metra në thellësi pak orë më pas, por tashmë ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë.

Abcnews.al mëson se lamtumira e fundit ndaj të riut do t’i jepet sot në orën 16:00 nmë varrezat e reja të Durrësit.

Si ndodhi?

Tre të rinjtë ishin nisur për të bërë plazh në Bisht Pallë gjatë paradites së djeshme, por deti filloi të trazohej në orën 12:00 duke patur dallgë të mëdha dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!