Luftëtari pezullon trajnerin dhe dy lojtarë

schedule14:50 - 14 Maj, 2019

schedule 14:50 - 14 Maj, 2019

Luftëtari pezullon trajnerin Ahmataj dhe dy futbollistë duke i akuzuar si shkaktarë për eliminimin në Kupë ndaj Tiranës. Vendimi i klubit merret 6 ditë pas luajtjes së ndeshjes.

Nuk pritej aspak që të ndodhte në këtë moment.

Jo se trajnerët apo lojtarët nuk janë ndëshkuar më parë në klubet shqiptare të futbollit, por jo që kjo të bëhej gati një javë pas luajtjes së ndeshjes.

Luftëtari deklaroi se pezulloi për 2 javë trajnerin Julian Ahmataj dhe futbollistët Aleksi e Xhekson, për shkak të humbjes në duelin e Kupës ndaj Tiranës.

Gjysmëfinalja e dytë, që përfundoi 3-2 për tiranasit në “Selman Stërmasi”, u luajt në 8 maj, por vendimi I klubit gjirokastrit nuk u mor direkt pas saj, por dy ditë edhe pas ndeshjes së Superligës ndaj Kukësit.

Arsyeja zyrtare është se Ahmataj, Aleksi e Xhekson quhen përgjegjës për humbjen dhe eliminimin nga Kupa, ndërsa nuk sqarohet nëse dyshimet janë për gabime teknike apo të qëllimshme.

Burime pranë klubit pohojnë për ABC News-in se kjo ishte një lëvizje e pritshme e drejtuesve, tashmë që sezoni po përfundon, dhe mbijetesa thuajse është siguruar.

Aleksi e Xhekson kanë deklaruar se nuk do të rinovojnë kontratat, pra Luftëtari duket se nuk ka dëshirë t’i ketë në përbërje, ndërsa pozicioni i Ahmatajt mbetet i paqartë./ABC News Albania 24/7