Kisha Katolike apel politikës: Ulni armët e konfliktit

schedule13:50 - 14 Maj, 2019

schedule 13:50 - 14 Maj, 2019

Pas diplomateve të huaj, thirrje për dialog mes mazhorancës dhe opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza politike, vijnë dhe nga Kisha Katolike. Ipeshkevijtë katolike të Shqipërisë përmes një deklarate për shtyp i drejtohen liderëve politikë në përgjithësi, kryeministrit Edi Rama e kryetarit te opozitës Lulzim Basha në veçanti të ulin armët e konfliktit si gjuha e urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë rrugën e dialogut.

Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare shkruan thekson se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët janë te afte për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.