Humb jetën foshnja 4-muajshe pasi një fëmijë tjetër hipi në krevatin e tij dhe e zuri gjumi mbi të

schedule09:32 - 15 Korrik, 2022

schedule 09:32 - 15 Korrik, 2022

Një foshnjë vdiq tragjikisht pasi një fëmijë tjetër u ngjit në krevatin e tij dhe e zuri gjumi mbi të.

Noah McCarthy- Bowerman ishte vetëm 4-muajsh kur një tjetër vogëlush ishte shtrirë mbi të.

Mamaja Courtney Bowerman, 25 vjeç, u zgjua rreth orës 7 të mëngjesit dhe gjeti fëmijën rreth 10 vjeç të shtrirë mbi foshnjën.

Nëna e tmerruar pa se foshnja ishte e pavetëdijshme.

Mjeku i Cornwall, Andrew Cox zbuloi se vdekja ishte aksidentale pas ekzaminimeve, shkruan The sun.

Mamaja Courtney tregoi se ajo e ushqeu Noah pasi ai u zgjua duke qarë  në orën 03:04 të mëngjesit dhe e vendosi përsëri në krevatin e tij.

Në orën 7 të mëngjesit ajo u zgjua dhe pa që foshnja nuk reagonte.

Courtney tha se 10-vjeçari ishte ngjitur në krevatin e Noah, por nuk e dinte se sa kohë kishte qëndruar atje.

Mjeku ligjor tha se kjo ishte një ngjarje tragjike dhe se fëmija 10 vjeçar nuk duhet të qortojë veten për këtë tragjedi./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!