Rrëfehet Lukaku: Gabova që u largova, por i lumtur që vesh këtë fanellë përsëri

schedule08:15 - 15 Korrik, 2022

schedule 08:15 - 15 Korrik, 2022

Inter prezantoi fanellën e re mes tifozëve zikaltër në zemër të Milanos dhe Romelu Lukaku ishte në gjendje të shijonte sërish dashurinë e tifozëve të tij të vjetër.

Kjo është sfida ime më e madhe sportive sepse jam lënduar kur u largova. Ishte e drejtë të kthehesha dhe jam i lumtur që e vesh sërish këtë fanellë. Ne duam të fitojmë përsëri Scudetton dhe jo vetëm.

Unë do të bëjë maksimumin tim për të shënuar sa më shumë gola, të rifitoj besimin e tifozerisë zikaltër dhe ta bëjmë të gjithë së bashkë këtë klub të fitojë trofe të tjerë. Unë gabova që u largova nga Inter dhe këtë gjë e kuptova që në muajt e parë”, është shprehur sulmuesi belg./ h.ll/abcnews.al