Numri i personave të vrarë si rezultat i një sulmi raketor rus në qytetin Vinnytsia është rritur në 21. Më shumë se 50 persona janë shtruar në spital.
Serhiy Borzov, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Vinnytsia, bëri me dije se mes të vrarëve kishte edhe fëmijë.
“Aktualisht, 21 persona, duke përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një sulmi me raketa në qytet. 90 persona kërkuan ndihmë nga institucionet mjekësore. 51 persona janë shtruar në spital. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar”, tha ai.
Raketat goditën sheshin qendror në rrethin Zamostianskyi, ku kishte shumë njerëz në momentin e sulmit. Sipas autoriteteve ukrainace, nuk kishte asnjë objekt ushtarak aty pranë. /abcnews.al