Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Jimmy Carter ishte një President me një mandat, por ai është vlerësuar prej kohësh për karakterin dhe ndjeshmërinë e tij. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002 dhe ka punuar me Habitat for Humanity që nga viti 1984.
Mbi 30 vite më parë, ai dëshmoi se kishte dy tipare më të rëndësishme: inteligjencën dhe guximin.
Kjo është historia se si Presidenti i ardhshëm e ndihmoi Kanadanë të shmangte katastrofën bërthamore.
Laboratorët kanadezë bërthamore ndodheshin rreth 90 milje në veriperëndim të Otavës, Ontario, Kanada. Në vitin 1952, ndodhi një shpërthim në një reaktor bërthamor, për shkak të “problemeve mekanike dhe gabimit të operatorit që çoi në mbinxehje të shufrave të karburantit dhe dëmtime të konsiderueshme në bërthamën e reaktorit NRX”.
Kjo rezultoi në një seri shpërthimesh hidrogjeni. Kjo lëshoi rreth 1.2 milion gallon ujë dhe dëmtoi reaktorin. Uji radioaktiv u lëshua më pas në kanale afër kufirit të lumit Otava. Të pasigurt se si të përballeshin me situatën, zyrtarët kanadezë iu kërkuan ndihmë Shteteve të Bashkuara, pasi vendi kishte shumë më tepër përvojë me energjinë bërthamore.
Kundëradmirali Hyman Rickover, i njohur si “Babai i Marinës Bërthamore”, iu ngarkua kjo çeshtje. Për t’u kujdesur për situatën në Kanada, kundëradmirali Rickover iu drejtua togerit Jimmy Carter.
Vetëm 28 vjeç në atë kohë, ai kishte qenë anëtar i marinës amerikane për gjashtë vite dhe drejtoi një ekip prej 23 marinarësh. Misioni i tyre ishte të futeshin në thellësinë e reaktorit bërthamor dhe ta mbyllnin atë. Pasi të kishte përfunduar, bërthama duhet të çmontoheh dhe të zëvendësohej me një të re.
Plani kërkonte strategji dhe planifikim
Për shkak të sasisë së lartë të rrezatimit në ndërtesë, ishte thelbësore që asnjë individ të mos ekspozohej për më shumë se 90 sekonda në të njëjtën kohë. Si të tillë, marinarët u ndanë në grupe.
Çdo hap i çmontimit të bërthamës së reaktorit, deri në bulonin e fundit, dhe kryhej sipas specifikave të sakta. Nga aty, ata filluan riparimin sa më shpejt të ishte e mundur.
Operacioni dhe rreziku i tij
Marinarët punuan shumë për të mësuar të gjitha veçoritë e reaktorit, sepse çdo ekip mund të ishte pranë reaktorit vetëm për një kohë të shkurtër. Në fund, ata ishin në gjendje të përmbushnin detyrën e tyre dhe të hiqnin pjesët e dëmtuara.
Sot, dihet se edhe 90 sekonda ekspozim ndaj rrezatimit është shumë i tepërt, dhe i gjithë ekipi ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit më shumë sesa konsiderohet i sigurt. Carter më vonë tha: “Ne zbritëm poshtë në dhomën e reaktorit dhe bëmë punën tonë.
Efektet e ekspozimit ndaj rrezatimit përfundimisht goditën Carterin dhe ai zhvilloi tumor në tru dhe mëlçi.
Megjithatë, një vit më vonë, ai u kontrollua dhe ishte shëruar plotësisht.
/abcnews.al