Sigurohuni që t’i shmangni këto gabime, po shkatërroni telefonin tuaj

schedule21:40 - 13 Korrik, 2022

schedule 21:40 - 13 Korrik, 2022

Telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Megjithatë, ka shumë gabime që shpesh bëjmë, të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.

Ne i përdorim telefonat tanë celularë çdo ditë

Ne përdorim telefonat tanë celularë çdo ditë, kështu që bateria shpesh mbaron. Megjithatë, ka situata që mund t’i shmangni

Ju e lini karikuesin në prizë

Duke e lënë karikuesin në prizë, jo vetëm rritni faturën e energjisë elektrike, por edhe e vendosni veten në rrezik. Karikuesi lëshon nxehtësi dhe akumulimi i saj mund të shkaktojë zjarr.

Ju e lini baterinë të shkarkohet plotësisht dhe më pas e karikoni në 100 përqind

Bateritë e telefonit janë litium dhe funksionojnë në cikle karikimi. Pra, nëse lejoni që bateria të shkarkohet plotësisht, kjo do të thotë se po e shkatërroni ngadalë celularin. Po kështu, nuk duhet ta ngarkoni kurrë në 100 për qind.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por një telefon mund të prishet për shkak të karikimit të tepërt. Shumica e njerëzve e lënë telefonin duke u karikuar gjatë natës. Gjithashtu rrit faturën e energjisë elektrike, prish ciklin e ngarkimit të baterisë dhe mbinxeh pajisjen.

Ju përdorni karikues jo origjinal

Përdorni gjithmonë karikuesin që ju ka ardhur kur keni blerë celularin tuaj. Çdo karikues ka një kapacitet të ndryshëm karikimi, prandaj është e rëndësishme të përdorni atë që i përshtatet më së miri pajisjes tuaj.

Mos e hiqni mbrojtësen nga telefoni gjatë karikimit të tij

Nëse nuk e hiqni mbrojtësen nga telefoni gjatë karikimit, nxehtësia mbahet, gjë që çon në ngrohjen e baterive dhe pjesëve të tjera të pajisjes.

Përdorni telefonin tuaj ndërsa është duke u ngarkuar

Përdorimi i telefonit gjatë karikimit ushtron “shumë presion” mbi baterinë. Pra, nëse duhet t’i përgjigjeni një telefonate, sigurohuni që ta hiqni nga priza përpara se të përgjigjeni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!