Universiteti i Durrësit si agjenci punësimi, punë në këmbim të rrogës

schedule21:09 - 13 Korrik, 2022

schedule 21:09 - 13 Korrik, 2022

Sot në “Bardhazi” me Ornela Gaçen dhe Erion Kriston, akuzatori Mirgen Qiraxhi bëri një denoncim live për Universitetin e Durrësit.

Sipas tij, studentëve të hoteleri-turizmit iu sigurohet punë në këmbim të rrogës së parë.

“Ja çfarë ndodh në Universitetin e Durrësit…Lidh marrëveshje universiteti me biznesin për të çuar studentët e vet të  turizmit për të bërë praktikën atje dhe rrogën e studentit e merr universiteti”, u shpreh ai.

E ndërkohë që kjo deklaratë u prit me shumë reagime në studio, akuzatori tregoi kontratën që vërtetonte marrëveshjen në fjalë.

Po ashtu, ai nuk ngurroi të tregonte edhe përgjigjen e Universitetit.

“Përgjigja është fiks kështu: Të ardhurat e papaguara të studentëve do të përdoren për lektorët e ftuar./Abcnews.al/