Fryrja e barkut është një simptomë e zakonshme që mund të shqetësojë këdo, veçanërisht pas një vakti të madh. Nëse jeni nga ata persona të ndjeshëm që vuan nga fryrjet e shpeshta, mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme që do t’ju çlirojnë nga simptoma e bezdisshme.
Probiotikët
Bakteret probiotike ose “të mira” janë shumë të ngjashme me ato që gjenden në stomakun e njeriut dhe janë të vlefshme në rastin e gazit, pasi ndihmojnë në tretjen e suksesshme dhe reduktimin e gazrave.
Zakonisht merren nëpërmjet suplementeve, por mund t’i merrni edhe nga ushqime si kosi, kefiri, turshitë dhe lakra turshi.
Çajra bimorë
Ka shumë barëra që ndihmojnë në nxjerrjen e gazrave nga stomaku, duke lehtësuar ënjtjet dhe dhimbjet.
Një prej tyre është xhenxhefili, pasi është dëshmuar se ndihmon në përshpejtimin e tretjes, proces ky që “shtyn” më shpejt gazrat në dalje, duke lehtësuar ndjenjën e bezdisshme të fryrjes.
Bimët me veti të ngjashme janë kamomili, kanella, arrëmyshk, rigoni, majdanozi, nenexhiku dhe mentja.
Luftoni stresin
Stresi rrit ënjtjen. Sa më shumë nervoz të jetë një person, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillojë gazra, diarre ose kapsllëk. Pra, nëse i përkisni kësaj kategorie njerëzish dhe ndryshimet në dietën tuaj nuk kanë sjellë rezultate të mjaftueshme, atëherë ndoshta duhet të përpiqeni të relaksoheni dhe të menaxhoni më mirë stresin dhe nervat tuaja.
Përtypni mirë
Gazi krijohet, në shumicën e rasteve, nga ushqimi që nuk është zbërthyer dhe përpunuar siç duhet nga stomaku. Pra, nëse mësoheni të përtypni më shpesh ushqimin që hani, ndihmoni drejtpërdrejt trupin që ta përpunojë dhe tresë më mirë, pa pasoja të pakëndshme dhe gazra “të pakëndshëm”.
Pini ujë me limon
Aciditeti i limonit ndihmon në zbërthimin e ushqimit dhe zvogëlimin e gjasave për gazra dhe fryrje. Uji pastron sistemin më mirë dhe ndihmon në rrjedhën më të qetë të ushqimit.
Një gotë me ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes detoksifikon dhe ndihmon në efikasitetin e mëlçisë, ndaj mos hezitoni ta bëni zakon dhe do të fitoni shumë në shumë fusha.
Rregulloni dietën tuaj
Kufizoni ushqimet që mund t’ju shqetësojnë, si fasulet, si dhe ushqimet e skuqura, të cilat shkaktojnë gazra./abcnews.al