Eftimius Eftimiu mohoi para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda së ka qenë i përfshirë në ngjarjen ku u vra Devi Kasmit. Specialisti grek Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë. Më tej, speciali grek, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.
Gjatë seancës, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes. Sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.
Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit 2018./ABC News Albania 24/7