Arlind Ajeti tashmë zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Pordenones, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që ka firmosur kontratë për 2 vite.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku tregohet se tashme Ajeti do të mbajë veshur fanellën e skuadrës italiane, e cila limiton në Serie C, pasi sezonin e fundit nuk mundi të mbijetonte në Serie B.
Pavarësisht ofertave nga skuadra e Tiranës që kërkoi me ngulm lojtarin në merkaton e verës që ta kishte në dispozicion në Champions League, Ajeta ka zgjedhur sërish Italinë për të vazhduar karrierën. /f.a/abcnews.al