Një nga telenovelat e mëdha të verës është ajo e Robert Lewandowskit drejt Barcelonës. Sulmuesi po pret që të kalojë sa më shpejt në “Camp Nou”, por deri më tani ofertat e bëra nga katalanasit janë refuzuar nga Bayern Munich.
Vendimi për t’u larguar nga “Allianz Arena” nuk është pritur edhe shumë mirë nga tifozët, të cilët sipas mediave polake u raportua se sulmuesi ka marrë ofendime dhe kërcënime deri me vdekje.
Gjithsesi përpos kësaj, tashmë është e qartë se 33-vjeçari nuk dëshiron të jetë një bavarez për sezonin e ri dhe në këto kushte te Bayern po përdorin strategji.
Drejtuesit e klubit gjerman mendojnë që nga shitja e Lewandwoskit, paratë e fituara të sjellin Matthijs de Ligt në “Allianz Arena”, pasi Bayern kërkon jo më pak se 50 milionë eruo për lojtarin. /f.a/abcnews.al