“Nuk ka rezerva,” rusët ndërpresin ujin në Ilovaisk-un e pushtuar

schedule15:15 - 11 Korrik, 2022

schedule 15:15 - 11 Korrik, 2022

Administrata ruse që pushtoi Ilovaisk-un, në rajonin e Donetskut, ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimit me ujë të qytetit.

Në banesat e zonës nuk do të ketë më furnizim me ujë ndërsa vendimi është justifikuar me nivelin “kritikisht të ulët” të stacionit të pompimit, i pamjaftueshëm, sipas tyre, për të furnizuar qytetin.

Ilovaisk nuk ka lumenj apo liqene nga të cilët qytetarët mund të nxjerrin ujë.

“Mungesa e ujit vë në rrezik vetë mbijetesën e banorëve të qytetit”, denoncon ish-zëdhënësja parlamentare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Lyudmilla Denisova.

“Këto veprime, shton Denisova,  përbëjnë një tjetër shkelje nga Federata Ruse e Konventës së Gjenevës të vitit 1949 për mbrojtjen e civilëve në kohë lufte”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!