“Futbolli + Spanja + Mario, a do ta doje?”. Ky është mesazhi i postuar në llogarinë e tij në Instagram nga sulmuesi Mario Balotelli. Ndonëse nuk ka dhënë të dhëna të tjera detaje, italiani ka lënë të kuptohet se nuk do ta shihte me sy të keq idenë në futbollin spanjoll.
Aktualisht, sulmuesi (31 vjeç) luan për Adana Demirspor, skuadër turke me të cilën ka shënuar 19 gola dhe gjashtë asistime në 33 ndeshje zyrtare dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Në të kaluarën, futbollisti ka qenë lidhur me Valencia dhe Cadiz. /abcnews.al/