Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë. Policia bën të ditur se në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtstasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtstasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al