Inceneratorët, Kryemadhi: Kompania fiktive bëri fatura për Zoton në vlerë 3.5 milionë dollarëve, u përdorën pleq dhe çobanë

schedule19:13 - 8 Korrik, 2022

schedule 19:13 - 8 Korrik, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është ndalur sërish tek skandali i incerneratorëve. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson ndër të tjera se opinioni publik është qartësuar këto ditë përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve.

Nbdrëkohë që qeveria ka deklaruar se kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, Kryemadhi e cila ka publikuar një tabelë tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive “Elvis 03 Group”, i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.

Sipas kryetares së LSI, të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal.

Kyetaja e LSI ka katër pyetje për qeverinë, ndërsa thekson se në një vend normal kryeministri do të jepte dorëheqjen.

Reagimi i plotë:

Opinioni publik është qartësuar këto ditë edhe më tepër përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre në qeveri, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve, krye-aferën korruptive të këtyre 30 viteve.

Të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal, qeveri-individë, për të realizuar vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Qeveria thotë se i kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, por shikoni tabelën e mëposhtme që tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive “Elvis 03 Group”, i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.

Kompania ITS është nënkontraktore për realizimin e investimit të inceneratorit të Tiranës dhe dy inceneratorëve të tjerë.

Le të përgjigjet qeveria:

  1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar?
  2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”?
  3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori?
  4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë?

Unë e di të vërtetën dhe ajo flet qartazi se kjo është skema si Klodian Zoto ka kthyer paratë mbrapsht te qeveritarët që dhanë firmat e paligjshme për inceneratorët.

Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve.

Në çdo vend normal të botës kryeministri duhet të jepte dorëheqjen e menjëhershme pas këtij skandali tashmë të ekspozuar, por arroganca qeveritare e mbështetur tek një aleancë e errët ndër institucionale, mban gjallë iluzionin e shpëtimit nga gjykimi. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!