Ekspertët: Simptomat e lisë së majmunëve po ndryshojnë, njerëzit i ngatërrojnë me SST

schedule14:01 - 8 Korrik, 2022

schedule 14:01 - 8 Korrik, 2022

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se lija e majmunëve po ndryshon, me simptoma që mund të çojnë në ngatërrimin e virusit me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shkruan euronews.

Që nga 6 korriku, më shumë se 6,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar nga 58 vende – sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shumica e rasteve janë regjistruar aktualisht në Europë, me virusin që  po përhapet në vendet jo-endemike.

Një studim i ri në revistën Lancet Infectious Diseases nxori në pah se në krahasim me shpërthimet e kaluara të lisë së majmunëve, simptomat si lodhja dhe ethet tani janë gjithashtu më pak të zakonshme. Sipas studimit – i cili mori në shqyrtim 54 individë  gjatë një periudhe 12-ditore në maj 2022,  simptomat e lisë së majmunëve ishin më të buta dhe më të lokalizuara se në të kaluarën.

Të gjithë pacientët e vlerësuar ishin homoseksualë. Ata gjithashtu raportuan se kishin shkallë shumë më të larta të lezioneve të lëkurës në zonat gjenitale dhe anale, si dhe nivele më të ulëta të etheve dhe lodhjes.

Është interesante se 18 për qind e pacientëve në studim  raportuan se nuk kishin simptoma por vetëm skuqje.

Si të dalloni linë e majmunëve nga SST

Ndryshimi në simptomat e lisë së majmunëve dhe vëmendja që virusi ka marrë në media mund të ndihmojë në gjurmimin më të mirë të rasteve me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Testimi për linë e majmunëve në një qendër shëndetësore publike ose klinikë të shëndetit seksual është vërtetë mënyra e vetme për të ditur nëse jeni të infektuar me linë e majmunëve apo keni diçka tjetër.

Ka shumë njerëz që testohen për linë e majmunëve por jo për infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, dhe më pas nuk marrin trajtimet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!