Sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, policia arreston autorin e dyshuar

schedule08:36 - 8 Korrik, 2022

schedule 08:36 - 8 Korrik, 2022

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia si i dyshuar për të shtënat me armë ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Tetsuya Yamagami mendohet të jetë një vendas i qytetit Nara, ku ndodhën të shtënat.

Të pranishmit në vendngjarje thanë se ai u ndal menjëherë nga zyrtarët e sigurisë pas të shtënave. Mësohet se ai ishte i armatosur me një armë zjarri të bërë vetë.

Mediat lokale kanë raportuar se ai është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ekuivalenti i një marine të vendit. /abcnews.al