Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur edhe ngritjen e një Task-Forcë që do të merret me procesin zgjedhor të 30 Qershorit.
Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Sandër Lleshaj dhe Damian Gjiknuri janë anëtarët e kësaj strukture që do të angazhohen me rendin e sigurinë, por edhe me situatat juridike e politike.
Puna e 7 pjesëtarëve të Task-Forcës do shtrihet deri në ditën e zgjedhjeve me qëllim koordinimin dhe administrimin e tyre./ABC News Albania 24/7