Me një mesazh ngushëllimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Majorit Klodian Tanushi, i cili u plagos në 6 maj në Letoni dhe ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Rigës.
Në mesazhin tij Rama shkruan se Klodian Tanushi u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave të Armatosura.
“Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi, ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATO-s ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj, s’u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”- shkruan Kryeministri. /abcnews.al