Rafael Nadal do të jetë gjysmëfinalisti i katërt i Wimbledon, pas Djokovic, Norrie dhe Kyrgios, pasi mundi Fritz me rezultatin 3-2.
Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë për numrin 4 të tenisit botëror, megjithatë në fund spanjolli ia doli që të siguronte gjysmëfinalen.
Seti i parë u mbyll me rezultatin 6-3, seti i dytë 5-7, seti i tretë 6-3, seti i katërt 5-7, ndërsa seti i fundit pas 6-6 u vendos në “tie-break”, 10-4.
Rafael Nadal nuk ka një rekord pozitiv në Wimbledon, pasi nuk fiton që nga viti 2009.
Në gjysmëfinale, spanjolli do të ketë përballë Kyrgios, që pak orë më parë fitoi ndaj Garrin me rezultatin 3-0.