Dybala tek Interi? Deklarata e Beppe Marotta tani i ka vënë vulën

schedule19:17 - 5 Korrik, 2022

schedule 19:17 - 5 Korrik, 2022

Beppe Marotta, në mënyrë të moderuar, i ka mbyllur dyert sulmuesit Paulo Dybala, i cili u largua nga Juventusi dhe ishte në bisedime me Interin.

“Dybala është pjesë e një grupi lojtarësh të lirë dhe është hera e parë që ka ende lojtarë niveli që nuk kanë ekip. Është një tregues që futbolli po ndryshon, është një futboll që synon të mbajë poshtë kostot.

Dybala ishte një mundësi, por nuk mund të harrojmë se jemi mirë në repartin e sulmit. Kemi disa lojtarë të fortë, që trajneri duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dashura për Dybala mbetet”, ka thënë Marotta. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!