Ministrja finlandezë vizitë zyrtare në Tiranë: Jam optimiste për hapjen e negociatave për Shqipërinë

schedule12:10 - 5 Korrik, 2022

schedule 12:10 - 5 Korrik, 2022

Ministrja për Çështjet Evropiane dhe të Pronësisë në Finlandë, Tytti Tuppurainen u shpreh optimiste për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës Thomas Byrne , zyrtarja finlandeze falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë për anëtarësimin në NATO.

Sot Finlanda dhe Suedia firmosën protokollin e pranimit në NATO.

“Jemi kënaqur me mirëpritjen tuaj. Finlanda është një nga mbështetësit për zgjerimin e BE-së. Kam bërë përpjekje për tu hapur negociatat për Shqipërinë. Jam shumë optimiste dhe ndoshta të gjithë mund të kemi shpresë që negociatat të hapen. Falënderoj për rolin që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara për sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës. Vendet e BP të ndihmojë njëri tjetrin në reformat enë Drejtësi. Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, tha Ministrja për Çështjet Evropiane dhe të Pronësisë në Finlandë, Tytti Tuppurainen.

Ndërkohë ministri finlandez tha se Shqipëria ka treguar durim dhe seriozitet për rrugën e saj drejt familjes së madhe të BE-së.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin hapjen e negociatave. Shqipëria ka treguar durim të madh dhe seriozitet të madh. Përgëzoj punën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ideja dhe qëllimi i BE-së të mbrojmë paqen. Pres me shumë dëshirë Shqipërinë dhe punën që ajo do të bëjë në sferën evropiane,” tha Ministrin e shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës Thomas Byrne.