Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë 30-vjeçaron Klodjan Çobaj të godasë disa herë me thikë nënën e tij, Donika Çobaj, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Dyshimet e deritanishme janë se në momentin e krimit të rëndë, ai mund të ketë qenë nën efektin e pijeve, të dyshuara alkoolike apo narkotike dhe mund t’i ketë kërkuar nënës së tij lekë.
Ndërkohë, fqinjët e 50-vjeçares të plagosur kanë treguar se djali i saj jetonte në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer. Ata kanë thënë se dëgjuan fjalë para ngjarjes, por nuk kanë parë se çfarë ndodhi. /abcnews.al