Rrëzohet tenda e kalçetos në Sarandë, lëndohet 22-vjeçari

schedule21:36 - 4 Korrik, 2022

schedule 21:36 - 4 Korrik, 2022

Një 22-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme në Sarandë. I riu ësahtë dëmtuar pas rrëzimit të tendës mbrojtëse të një kalçetoje.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”. Si pasojë e motit të përkeqësuar është rrëzuar tenda dhe për pasojë ka marrë dëmtime A. K., rreth 22 vjeç. I riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje, nuk dihet nëse ka të plagosur të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al