Këshilli i ministrave ka vendosur që, 10 maj, të shpallet ditë zie kombëtare, në nder të nëntetares Zarife Hasanaj.
Ditën e premte flamujt, në të gjitha insitucionet shtetërore, do të ulen në gjysmë shtizë, në shenjë respekti për ushtaraken e vrarë gjatë një misioni në Letoni 3 ditë me parë.
Trupi i pajetë i Ushtarakes Hasanaj, mbërriti ditën e Enjte në atdhe, ku i prit nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe familjarët e saj.
Më 10 maj, do të zhvillohen homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 – 12:30.
Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht./ABC News Albania 24/7