Lojërat Mesdhetare/ Franko Burraj i pafat, humbet mundësinë e medaljeve për vetëm 10-të të qindtat

schedule21:35 - 2 Korrik, 2022

schedule 21:35 - 2 Korrik, 2022

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” rezultuan “dështim” për Franko Burraj, i cili ishte i pafat, pasi u rendit i katërti në finalen e 400 metrave.

Atleti shqiptar iu afrua shumë zonës së medaljes me kohën 46.16, duke fituar terren në metrat e fundit, por nuk ia doli të renditej i treti për vetëm 10 të qindtat.

Garën e 400 metrave e fitoi portugezi Joao Agostinho Coelho me kohën 45.41, Hamza Dair i Marokut fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Abdenour Bendhjemaa i Algjerisë me një kohën vetëm 10 të qindtat më të shpejtë se Burraj. /f.a/abcnews.al