Pushimet luksoze të CR7 me familjen, ja shumë marramendëse që ka shpenzuar portugezi për peshqirë dhe çarçafë

schedule16:10 - 2 Korrik, 2022

schedule 16:10 - 2 Korrik, 2022

Sezoni futbollistik ka përfunduar, teksa lojtarët po shikojnë disa ditë pushime me familjarët e tyre. Një ndër to është edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka zgjedhur Majorkën si vendin ideal për të bërë pushimet me familjarët e tyre.

Edhe në këto pushime nuk kishin si të mungonin shifrat marramendëse të shpenzuara nga ylli portugez. Në disa raportime të bëra së fundmi nga mediat e huaja, në vilën luksoze ku po qëndron Cristiano Ronaldo, janë shpenzuar mbi 14 mijë euro vetëm për peshqirë, çarçafë dhe produkte të përdorimit të përditshëm.

Ju kujtojmë që vitin e kaluar, familja e famshme qëndroi në një rezidencë historike e cila kushtonte 10,000 £ për natë në buzë të detit. Këtë herë ata janë drejtuar për diçka më private. Me rekomandimin e ish-shokut të skuadrës së Cristianos, Sergio Ramos, ata kanë zgjedhur një vendstrehim luksoz rural të rrethuar nga malet Tramuntana në izolim të plotë.

Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore “Ultima Hora” e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore. Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të ndodhur nëntokë.

/f.a/abcnews.al