Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.
Ai u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore ndërsa rojet kufitare ishin duke kryer detyrat, sipas Kievit.
Hard disku, përmban një listë të stafit dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore.
Përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.
Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan “të klasifikuara”.
“Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve,” thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar. /abcnews.al