Korea e Veriut vazhdon testet raketore, shqetësim në Washington dhe Seul

schedule19:51 - 8 Maj, 2019

schedule 19:51 - 8 Maj, 2019

Korea e Veriut ka shpërfillur shqetësimet e ngritura nga Uashingtoni dhe Seuli për testin e fundit raketor. Një zëdhënës ushtarak deklaroi se ky test kishte si qëllim testimin e sigurisë së brendshme.

Korea e Veriut ka mbrojtur kryerjen e një testi raketor javën e kaluar dhe të ndjekur nga lideri Kim Jong Un, duke deklaruar se ishte i rregullt dhe kishte qëllime vetëmbrojtëse.

Testi i kryer nga ushtria jonë nuk është asgjë më shumë se një stërvitje e rregullt ushtarake, që nuk ka vënë në shënjestër askënd dhe nuk ka rënduar situatën në rajon”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Testi i zhvilluar të shtunën ishte i pari i një rakete balistike që Korea e Veriut kryen që prej nëntorit 2017, kur testoi një raketë ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Ai u krye në një kohë kur bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut kanë hyrë në një ngërç që prej shkurtit, kur u mbajt dhe samiti i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në Vietnam.

Tani të dyja vendet, të cilat synojnë çarmatimin bërthamor të Veriut, kanë shprehur shqetësimin e tyre për lëvizjet e fundit të Penianit. Të njëjtën ditë Seuli i bëri thirrje fqinjit të tij që të ndalonte aktet që përshkallëzojnë tensionin ushtarak në gadishullin Korean.

Por të mërkurën, një zëdhënës ushtarak në Penian është përgjigjur duke i bërë thirrje Jugut që të përmbahet nga deklarata të tilla dhe të kujtojë se çfarë ka bërë vetë përpara se mes tyre të arrihej marrëveshja ndërkoreane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!