Eni Koçi po kalon disa ditë pushimesh në Turqi. Këngëtarja shqiptare, e cila është në pritje të ëmbël, ka ndarë disa fotografi me ndjekësit në Instagram, ku shfaqet joshëse. Në fotot e fundit, ylli i muzikës shihet e veshur me një body ngjyrë të zezë, ndërsa ekspozon barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Eni dhe këngëtari Genc Prelvukaj do të bëhen me një vajzë. Edhe pse kishin zbuluar se janë martuar ligjërisht, nuk dihej se ata kanë lidhur kurorë që nga viti 2019. Këtë detaj e kanë zbuluar vetë ata pak javë më parë përmes disa fotove që publikuan të veshur si nuse dhe dhëndër.
/abcnews.al