Bardhi: Do të jem gjithmonë me qytetarët, por kurrë në krah të një shpalluri non grata për korrupsion

schedule14:50 - 30 Qershor, 2022

schedule 14:50 - 30 Qershor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha në 7 korrik.

Bardhi ka konfirmuar më herët se nuk do të marrë pjesë, ndërsa në një shënim në rrjetet sociale, ai sqaron se qytetarët shqiptarë kanë sot më shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë.

Megjithatë, thekson Bardhi, ai do të jetë gjithmonë krah qytetarëve, por s’do të jetë kurrë krah një personi të shpallur non grata për korrupsion, duke iu referuar Sali Berishës.

“Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Kam qenë dhe do jem gjithmonë krah qytetarëve, kërkesave të tyre legjitime, edhe pse s’më bashkon dhe sdo jem kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion” shkruan Bardhi.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!