Vendimi i Rusisë për të braktisur postin strategjik të Detit të Zi të ishullit të gjarpërinjve ishte dëshmi e aftësisë së Ukrainës për të luftuar. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson.
“Nëse do të donit prova të aftësisë së mahnitshme të ukrainasve për të luftuar për të kapërcyer vështirësitë dhe për të zmbrapsur rusët, atëherë shikoni se çfarë ka ndodhur pikërisht sot në ishullin e gjarpërinjve, ku përsëri Rusisë i është dashur të lëshojë tokë”, tha Johnson në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Madrid.
“Në fund do të jetë e pamundur që Putini të mbajë një vend që nuk do ta pranojë sundimin e tij”, shtoi kreu i qeverisë britanike. /abcnews.al