Kursi te trau i Kalimashit, “thela mbi bisht” që na “vjel” krahas tarifës

schedule23:21 - 29 Qershor, 2022

schedule 23:21 - 29 Qershor, 2022

Nga Emirjon Senja

Pavarësisht si lëviz kursi i këmbimit të lekut me euron, kompania Albanian Highway Concession mban një kurs fiks për ata që duan ta paguajnë në lekë tarifën te trau. Nëse shkon me euro do të paguash 5 euro, por nëse shkon me lekë tarifa është fiks 660 lekë (!) me nje kurs këmbimi 132 lekë për 1 euro.

Sipas kontratës ky kurs është caktuar në momentin e fillimit të mbledhjes së tarifës, shqiptaret kanë të paktën 3 vjet e gjysmë që nuk u duhet të paguajnë 132 lekë për të blerë 1 euro.

Me kursin aktual, çdo autoveturë do te duhej të paguante 600 lekë dhe asnjë kokerr  leku më shumë.

Diferenca është 60 lekë.

Kjo është një shumë që na merret abuzivisht sa herë i afrohemi traut me lekë dhe jo euro.

Llogaria

60 lekë për autoveturë dikujt mund t’i duken pak (imagjino kamionët dhe autobusët), por perllogaritet që në Rrugën e Kombit të kalojnë mesatarisht 4 200 mjete në ditë (Studimi qe u be para dhenies së koncensionit të mirëmbajtjes).

Marrim të mirëqëne që gjysma e tyre janë mjete që vijnë nga Kosova në Shqipëri dhe normalisht paguajnë me euro duke mos u goditur nga kursi i çmendur i traut, ndërkohë gjysma tjetër ( 2 100 mjete) që nisën nga Shqiperia në Kosovë dhe rrjedhimisht paguajnë në lekeë ku trau ua shet sa frengu pulën euron.

Sipas një perllogaritjeje të thjeshtë, duke marrë të mireqene se të gjitha janë autovetura ndërkohe që ka edhe kamionë apo autobusë që paguajnë më tepër, vetëm nga kjo diferencë e në kursin e këmbimit, përdoruesve të kesaj rruge që nisen nga Shqipëria për në Kosovë u merren abuzivisht 126 000 lekë në ditë ose deri 45 990 000 lekë (të reja) në vit në varësi të kursit të këmbimit.

Keto janë lekë kot, ose thelë mbi bisht, krahas të ardhurave të majme nga tarifa normale, se kompanisë nuk ia terheq njeri veshin.

Na kanë kthyer në pagues tarifash, faturash, gjobash e kredish të bindur pa asnjë të drejtë. Nëse ky nuk është sundim oligarkësh çfarë është tjetër?