Prokuroria e Elbasanit lëshoi tetë urdhër-arreste ditën e mërkurë, për persona që ishin të përfshirë në falsifikimin e rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.
Lexo edhe: Kush është deputeti që i “vodhi” votat kolegut në Përrenjas
Bëhet fjalë për Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Durim Alla dhe Algert Alla, përfaqësues të Partisë Socialiste; Erald Karriqi dhe Erjon Dashi, përfaqësues të Partisë Demokratike; Eduart Zito dhe Mili Vasku, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ata akuzohen për tjetërsim vote, ndërkohë që 6 janë tashmë të arrestuar, kurse Oltion Bajrami dhe Eduart Zito ende nuk janë gjetur.
Abcnews.al ka siguruar edhe fotot e personave në fjalë, të cilët ishin të punësuar në administratë, bashki ose arsim.
/abcnews.al