Britania e Madhe, sanksione 13 individë e entitete të Rusisë, mes tyre një kushëri i Putinit

schedule13:38 - 29 Qershor, 2022

schedule 13:38 - 29 Qershor, 2022

Britania e Madhe ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj 13 individëve dhe entiteteve në Rusi. Mes tyre raportohet të jetë edhe një kushëri i Vladimir Putinit, oligarku Vladimir Potanin.

Potatin është përshkruar nga qeveria britanike si njeriu i dytë më i pasur në Rusi.

Nga ana tjetër, ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi dje se ka futur 25 qytetarë amerikanë, përfshirë Zonjën e Parë Jill Biden në një “listë ndalimi”. Lajmi vjen në një kohë kur Moska po përpiqet t’u përgjigjet sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe vendet Evropiane.

 “Si përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, 25 qytetarë amerikanë do të shtohen në listën e ndalimit”, tha të martën Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Qytetarëve amerikanë në listë, ku përfshihet edhe lideri i pakicës në Senat, Mitch McConnell, u ndalohet hyrja në Rusi për një periudhë të pacaktuar, thuhet në deklaratë. /abcnews.al/