Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE për arkitekturën bashkëkohore më të mirë në Europë. 393 projekte garuan për këtë çmim, ndërsa sheshi ‘Skëndërbej’, u vlerësua për fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin. Rezultati ishte 4-3 ku çmimin e parë e fitoi projekti ‘Lacaton-Vasal’ me godinat e banimit dhe shërbimit të qytetit francez, Bordo. I pranishëm në ceremoninë e organizuar për marrjen e çmimit të Bashkisë së Tiranës ishte nënkryetari, Arbjan Mazniku. Ky është çmimi i dytë i fituar për sheshin e kryeqetetit Shqiptar, pas atij të marrë në Barcelonë një vit më pare “Hapësira Publike Urbane 2018”. /ABC News Albania 24/7
Çmimi i dytë për sheshin “Skenderbej” për fuqinë transformuese
schedule12:15 - 8 Maj, 2019
schedule 12:15 - 8 Maj, 2019