Milorad Dodik, anëtari serb në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, i cili njëkohësisht është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën se “asnjë politikan serb sot nuk mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari në vitin 1389”.
Kjo deklaratë e tij erdhi teksa në Serbi shënohet “Vidvodani” një festë nacionale dhe fetare që përkujton princin Lazar, i cili në mesjetë ishte prirës i gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Sipas Dodikut, misioni i Lazarit ishte që “populli serb ta ketë kombin, shtetin, lirinë dhe t’i mbrojnë vetë ato”.
Dodik ushtarët e Lazarit i ka cilësuar si “dëshmorë”, raporton Tanjug, transmeton Express.
Shënimi i Betejës së Kosovës e ka edhe një tjetër histori, të dhimbshme për shqiptarët dhe boshnjakët
Pasi në shënimin 600 vjetorit të asaj beteje, 15 qershor 1989, ish-lideri i Jugosllavisë, Sllobodan Milloseviç, mbajti një fjalim në frymën shoviniste të Lazarit.
Më pas kishte pasuar lufta në Ballkan, ku mbaroi me gjenocidin serb në Kosovë. /Express