Luftëtari do të luajë ndaj Tiranës ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipëisë. Trajneri i gjirokastriteve Julian Ahmataj e cilëson Tiranën si favorite.
Luftëtari, apo Tirana në finale e Kupës së Shqipërisë. Të dyja klubet e duan shansin për në Europë, dhe të dyja luftojnë për mbijetesë dhe kanë të dyja nga 40 pikë. Në vigjilje të kësaj sfide, trajneri Ahmataj thekson se Tirana është favorite për të shkuar në finale, pasi ka luajtur ndeshje të këtij niveli dhe e ka fituar titullin, ndërsa e kundërta është për Luftëtarin që për herë të parë në histori arrin në këto nivele.
Ndoshta edhe për të larguar presionin, Ahmataj shikon favorit Tiranën, e cila duhet medoemos në këtë sfidë të mbrohet shumë mirë. Dhe këtu është avantazhi i lehtë gjirokastrit që nuk kanë pësuar gol në fushën e tyre, dhe një I shënuar në kryeqytet të mërkurën do të ndërlikonte shumë pozitat e bardhebluve./ABC News Albania 24/7