Pompeo anullon vizitën me kancelaren Merkel

schedule22:59 - 7 Maj, 2019

schedule 22:59 - 7 Maj, 2019

Është anuluar papritur takimi planifikuar për të martën në Berlin mes kancelares Angela Merkel dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, që ka cituar “çështje urgjente” që sipas tij kanë detyruar Pompeon të qëndrojë në Uashington.

Qeveria amerikane ka nënvizuar se Pompeo mezi pret të shkojë në Berlin për takime të rëndësishme, por nuk saktëson se kur do të ndodhë kjo.

Vizita e Pompeos në Gjermani do të kishte qenë e para që nga marrja e detyrës prej tij dhe në agjendë ishin parashikuar të diskutoheshin çështje të rëndësishme si marrëdhëniet me Rusinë, kriza në Venezuelë dhe situata në lindje të Ukrainës.

Mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë ka gjithashtu edhe çështje të tjera të ndjeshme si kontributet e Berlinit në shpenzimet ushtarake të NATO-s, projekti për gazsjellësin ruso-gjerman “Rrjedha e Veriut 2”, si dhe taksat për sufiçitin tregtar gjerman./ABC News Albania 24/7