Edhe pse Manchester United konfirmoi se Cristiano Ronaldo do të jete pjesë e djajve për sezonin e ri, përsëri e ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon të aludohet larg klubit anglez.
Për aq kohë sa nuk është akoma asgjë e sigurtë as nga vetë CR7 është shumë normale që skenarë të vazhdueshëm të dalin për të ardhmen e tij.
Kështu, pas publikimit që kërkon interesimin e Chelsea , doli një tjetër ekip, i cili e vendos portugezin në syrin e Sporting Lisbonës. Bëhet e ditur se “luanët” janë të etur për të rikthyer CR7 në kryeqytetin portugez, teksa “The Sun” thotë se ka optimizëm se rikthimi i madh mund të bëhet realitet edhe këtë vit.
A mund të kthehet Cristiano Ronaldo në Sporting ? Përgjigja erdhi nga drejtori sportiv i klubit luzitanian Hugo Viana për mikrofonat e “Sky Sports UK”.
“Tani nuk mendoj, nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë, ai mund të vendosë se ku dëshiron të shkojë. Ai ka ende një vit në kontratën e tij, kështu që çfarëdo që ai të vendosë, ne do të shohim”, ka deklaruar Hugo Viana. /f.a/abcnews.al