Një sipërmarrës 59-vjeçar është dërguar në gjende të rënë në spitalin Niguarda në Milano.
Ai u godit mëngjesin e sotëm, teksa ndodhej në një kamion, nga koshi i një vinçi i cili u këput nga një lartësi prej 15 metrash dhe ra sipër kamionit.
Të parët që kanë ndërhyrë kanë qenë agjentët e Policisë Vendore të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë.
Më pas ai u dërgua në spital ku ndodhet në rrezik për jetën./Abcnews.al/