Ceferin: Nëse luani më pak ndeshje, do të paguheni më pak, Superliga ka vdekur

schedule19:34 - 25 Qershor, 2022

schedule 19:34 - 25 Qershor, 2022

Presidenti i UEFA-s, Alexandre Ceferin , i është përgjigjur ankesave të vazhdueshme të lojtarëve për shtimin e vazhdueshëm dhe numrin e tepruar të ndeshjeve gjatë sezonit, përmes një interviste të dhënë për “Gazzetta Dello Sport” italiane.

Slloveni deklaroi se nëse luan më pak do të paguhesh më pak. “Është shumë e lehtë të sulmosh UEFA-n dhe FIFA-n, por në realitet është shumë e thjeshtë: nëse luan më pak, paguhesh më pak”,  duke iu referuar projektit të Superligës Evropiane, që ai beson se ka vdekur.

“Do të them që UEFA nuk është monopol. Jeni te lire te merrni pjese apo jo. Ju mund të merrni pjesë në Kupat tona ose të organizoni tuajat. Por në një rast të tillë, ka kuptim atëherë që nuk mund të luani në turnet tona, apo jo? Cilido qoftë vendimi i gjykatës, në thelb nuk ndryshon asgjë. Superliga ka vdekur sepse askush nuk dëshiron të jetë pjesë e saj. “Unë shoh vetëm tre njerëz që janë të mërzitur dhe të gjithë shkojnë në gjykatë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!