Geraldo Bajrami, pjesë e Shqipërisë U21 më parë, ka nënshkruar së fundmi me një nga klubet më të vjetra në historinë e futbollit, Notts County.
Qendërmbrojtësi vjet ishte pjesë e Kidderminster në divizionin e gjashtë, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë një ligë më lart.
Për 22-vjeçarin ka folur edhe trajneri Luke Williams: “Geraldo ka fizikun, dinamizmin, dëshirën dhe aftësinë për të luftojë një kundër një ndaj çdo kundërshtari.
Ai na siguron qetësi dhe cilësi të jashtëzakonshme në fazën tonë të ndërtimit të lojës. Ne jemi vërtetë të emocionuar për potencialin e tij”. / abcnews.al