Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedoni e Veriut, dorëhiqet Ministri shqiptar i Kulturës

schedule21:54 - 6 Maj, 2019

schedule 21:54 - 6 Maj, 2019

Ministri shqiptar i Kulturës në Maqedoni, Asaf Ademi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ndonëse ai ka njoftuar se largimi i tij lidhet me probleme shëndetësore, lëvizja ka ngritur dyshime për fillimin e aksionit të ndryshimit të paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, dhe tha se po tërhiqej për arsye shëndetësore. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev, por kjo nuk do të thotë që ka filluar procesi i ndryshimeve që e paralajmëroi ai.

Pritet që të konfirmohet edhe zyrtarisht procesi zgjedhor, me certifikimin e mandatit presidencial të Stevo Pendarovskit, që të fillohet me ndryshimet. E ndryshime do të ketë edhe në ekzekutiv, por edhe tek LSDM-ja.

Unë jam kompetent për pushtetin ekzekutiv, këtu do të ketë ndryshime. Duke u nisur nga qeveria; zëvendësministra, sekretar, pastaj në mënyrë vertikale në ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare, por në të njëjtën kohë do të ketë ndryshime edhe aty ku jam kompetent, e ajo është në Lidhjen Social Demokrate”, ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev.

Mbetet dilema se kush do ta zëvendësoj Ademin.

“Unë, me sa kam informacion, Ministria e Kulturës i ngelet partisë tonë”, u shpreh Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.

“Kjo varet nga kuadrot, askush nuk është i destinuar për ndonjë fushë apo burim të caktuar. Do të varet nga kuadrot që do të kemi, para së gjithash nga ne, si partia më e madhe e koalicionit, por edhe nga të gjitha partitë tjera politike që edhe në të ardhmen do të jenë pjesë e shumicës”, u shpreh Zaev.

Deri në emërimin e ministrit të ri, Ademi do të udhëheq Ministrinë e Kulturës, kurse vet ai tha se, e përkrah procesin e reformimit të ekzekutivit që paralajmëroi kryeministri./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!